Politike 6 Prill 2023, 11:39

“Do jetë në shërbim të të gjithëve”, Belind Këlliçi shpjegon si do funksionojë transporti publik falas

Shkruar nga Pamfleti

“Do jetë në shërbim të të gjithëve”,

Manush Thanasi dhe Bardhylka Thanasi, kanë punuar shumë vite në profesion, dhe tani janë në pension. Ata e përdorin urbanin në Tiranë për punët e përditshme. Ata do të jenë përfitues të transportit publik falas, sipas projektit të Belind Kelliçit. Këtë gjë ua shpjegoi në mënyrë të detajuar kandidati i opozitës, i cili u bëri një vizitë në shtëpi, Manushit dhe Bardhylkës. Dy të moshuarit, treguan se jo vetëm e kanë mirëpritur këtë plan, por dhe besojnë se transporti publik falas është i realizueshëm në kryeqytet. 

“A sa gjë e bukur! Nisma tuaj është e mrekullueshme. E them me besimin e plotë, jo thjesht se besoj te ju, por edhe se është një problem shumë i thjeshtë, aritmetikor, kush ka bërë katër klasë e kupton, këtu ka logjikën brenda.”-u shpreh Manush Thanasi.
 
Belind Këlliçi shpjegoi se transporti publik falas do të jetë me përfitime të shumëfishta për banorët e kryeqytetit. Nga tranpsorti publik falas nuk do të përfitojnë vetëm 200 mijë përdoruesit ditor të tij, por do të ketë edhe të tjera përfitime pasi do të ulet trafiku, ndotja dhe do të lehtësohen parkingjet. 

“Transporti urban me aq sa kushton, u lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë që e përdorin. Përveç se ul koston e jetesës, sepse i heq atë 400 lekëshin për një rrugë, po 800 lekë vajtje-ardhje, po në muaj i kursen mesatarisht, një familje që e përdor, të pakten 50 mijë lekë të vjetra në muaj. Me ato lekë ata mund të paguajnë ujë e drita, internet në shtëpi, pra është një ndihmë. Mund të marrin ilaçet pensionistët, pra ka shumë benefite. Nga ana tjetër, ul trafikun, ju e shihni çdo ditë se çfarë bëhet, edhe te rruga juaj është një trafik i tmerrshëm. Gjithashtu ul ndotjen e ajrit. Ne kemi sot numrin më të madh të fëmijëve azmatike në Europë, ndërkohë jemi një nga 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Nuk e heqim dot fare, por e minimizojmë çështjen e parkimit”-tha Belind Këlliçi.
 
Belind Këlliçi dëgjoi edhe shqetësimet me të cilat përballen pensionistët gjatë përdorimit të transportit urban. Bardhylka Thanasi tregoi sesi në një rast ka rrezikuar jetën, për shkak të manovrave të rrezikshme të shoferit të autobusit.

“Shërbimi brenda skandaloz, sepse fatorinoja duhet patjetër me shoferin të komunikojnë. Në momentin që unë po zbrisja mu mbyll dera, u tmerrova, u tmerrova, u tmerrova. Dhe mbi të tëra, kemi qenë jashtë shtetit dhe kemi parë që për moshën e tretë, janë me karroca dhe autobusët janë me platformë dhe ngjiten me karroca. Këtu vetëm te “Tirana e Re” unë mund të hipi”- tha e moshuara.
 
Belind Këlliçi u shpreh se do të ketë gjithashtu investime për të modernizuar jo vetëm flotën e autobusëve, por njëkohësisht për të përmirësuar edhe shërbimin në stacione.

“Prandaj kemi vënë dhe një fond tjetër, që është 5 milionë dollarë në vit, që nuk është asgjë për buxhetin e bashkisë Tiranë, për të shtuar numrin e autobusëve edhe për të marrë autobuzë modernë...se problemi është që këto autobusët, unë nuk jam për të paragjykuar ato rastet kur kanë pasur shoferët probleme shëndetësore, ajo mund t`i ndodh kujtdo dhe është një gjë, është fatkeqësi. Por, nga ana tjetër, një pjesë e autobuzëve nuk u punojnë frenat, nuk janë të mirë, nuk janë komodë. Nuk janë mjaftueshëm me kushtet që i duhet një autobuzi për të qenë në kushte normale”.
 
Manush Thanasi, pohoi se veç pensionistëve, nisma e Belind Këlliçit për transport publik falas, do të jetë një ndihmë e madhe për shumë familje në nevojë, apo dhe studentët e kryeqytetit. 

“Dhe me këtë operacion tuajin shumë kurajoz dhe të mençur, target grupi i parë studentët, pika jonë me e dobët. Studentët tanë janë ku thërret qameti, janë në rolin e kategoria më poshtë se ushtari. Janë dhe këto punonjësit jo në “Call center”, “Konfeksione”, janë ata punonjësit “plebej” me rroga mizerabël, ardhja në ndihmë me këto bileta do të jetë një mrekulli, do marrësh uratën e gjithë këtij kontigjenti.” -theksoi i moshuari.
 
Gjatë bashkëbisedimit në familjen Thanasi, Belind Këlliçi u shpreh se nismat e tij janë me këmbë në tokë dhe të realizueshme, pasi buxheti aktual i Tiranës i ka mundësitë për të përballuar këto shërbime.
 

tiranë transporti falas belind këlliçi