TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Tetor 2025, 10:25

Arrestohet analisti i njohur, dyshohet për spiunazh me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet analisti i njohur, dyshohet për spiunazh me Serbinë
Analisti Fatmir Shellohi

Analisti Fatmir Shellohi është arrestuar për spiunazh, siç ka njoftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sheholli njihet në Kosovë si analist.

Ai është ndaluar për 48 orë dhe njësitet e policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimit e Shehollit.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.”, njoftoi prokuoria.

Lini një Përgjigje