Kosova31 Maj 2023, 19:39

Gjykata e Prishtinës la në burg serbët e arrestuar në Zveçan, reagon Petkoviç: Ky vendim pasqyron dhunën e regjimit të Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Prishtinës la në burg serbët e arrestuar në

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Peter Petkoviç, tha se dhënia e masës arrest me burg, nga Gjykata e Prishtinës për dy serbët e ndaluar dy ditë më parë në Zveçan, tregon dhunën e regjimit të Prishtinës kundër serbëve në Kosovë e Metohi.

Petroviç dhe Obrenoviç janë burgosur pa asnjë dëshmi se kanë marrë pjesë në ndonjë vepër penale dhe faji i vetëm është se kanë emër dhe mbiemër serb dhe kjo është një përpjekje e qartë për të frikësuar dhe kërcënuar çdo serb në Kosovë”, u shpreh Petkoviç.

Duke iu referuar deklaratës së avokatit të Obrenoviçit, ai tha se serbi është “rrahur egërsisht” dhe se një pjesë të përgjegjësisë për këtë e mbajnë edhe ata që e kanë dorëzuar.

Petkoviç vazhdoi më tej duke thënë se me këtë vendim gjyqësorë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të sfidojë komunitetin ndërkombëtar, i cili kërkon qartë prej tij që të de-përshkallëzojë situatën dhe të ndalojë ushtrimin e dhunës në veri të vendit.

Sjellja e policisë së Kurtit dhe e gjyqësorit të tij inkuizitor vazhdon të na distancojë nga çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve dhe konfirmon vendosmërinë e Prishtinës për të vazhduar përshkallëzimin deri në fund, duke mos u kujdesur për shëndetin dhe jetën e njerëzve”, përfundoi Petkoviç.

petkoviç serbët kosova