Kosova31 Maj 2023, 19:09

Grenell sulmon Lajçak-un: Situata e tensionuar në Kosovë, për shkak të zgjidhjeve të tua politike

Shkruar nga Pamfleti
Grenell sulmon Lajçak-un: Situata e tensionuar në Kosovë,
Lajçak dhe Grenell

Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sulmuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, pas deklaratës së tij, i cili tha se situata në veri të Kosovës ka nevojë për zgjidhje urgjente politike.

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell u shpreh se përshkallëzimi i situatës në Kosovë është shkaktuar nga politika që është zhvilluar në lidhje me këtë çështje në tre vitet e fundit.

“Situata aktuale e rëndë është shpalosur për shkak të “zgjidhjeve tuaja politike” gjatë 3 viteve të fundit….”, shkruan Grenell.

 

grenell lajcak kosove