Kosova27 Shtator 2023, 21:17

“Sulmi në veri, akt terrorist i dirigjuar nga Beogradi”, Osmani kërkon distancim nga BE: Asociacioni të hartohet në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

“Sulmi në veri, akt terrorist i dirigjuar nga Beogradi”, Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë sot në media duke folur për aktinterrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Kjo ngjarje pritet të ketë ndikim edhe në procesin e dialogut ku presidentja Osmani ka hedhur si ide që dialogu të vazhdojë me SHBA-në.

Presidentja e vendit për situatën në veri të vendit, pas aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ra heroikisht rreshter Afrim Bunjaku, tha se  pa asnjë dyshim ishin të dirigjuara dhe organizuara nga Beogradi, të cilat kishin për synim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Ka një kohë të gjatë që kam folur brenda dhe jashtë Kosovës për rrezikun që paraqesin këto grupe, të cilat që një kohë të gjatë janë trajnuar nga ushtria e Serbisë. Këto janë kryesisht struktura të natyrës paramilitare, të cilat janë të armatosura rëndë me mjete ushtarake,  janë të përgatitur që të luftojnë në stilin ushtarak dhe ka një kohë të gjatë që kanë sjellë edhe armë në mënyrë ilegale në veri të Kosovës e që kulmoi edhe me sulmin e para disa ditësh, të cilin, në përmasat që ishte planifikuar, e parandaloi Policia e Kosovës me profesionalizmin dhe përgatitjen e saj”, tha Osmani, teksa shprehu mirënjohjen e thellë për punën e jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës  në mbrojtjen sovranitetit, mbrojtjen e dinjitetit të shtetit tonë,  por mbi të gjitha mbrojtjen çdo qytetari të Kosovës  pa dallim etnie  nga këto grupe kriminale dhe terroriste.

Sipas saj, me rëndësi është që të gjitha institucionet e sigurisë dhe institucionet publike të punojnë pa reshtur që të parandalohen sulme të tilla në të ardhmen.

Por është e domosdoshme që të kemi edhe bashkë rendim  të vazhdueshme me aleatët tanë të cilët janë edhe garant të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë”, shtoi presidentja e vendit, në RTK Prime.

Lidhur me dialogun, presidentja e vendit tha se ndonëse po krijohet përshtypja se dialogu nuk është duke ndodhur dhe po bëhet thirrje për t’u kthyer në dialog, derisa shtoi ajo, dialogu është duke ndodhur.

Ajo tha se kryeministri i vendit ka shprehur gatishmërinë të marrë pjesë në dialog sa herë ka ftesë nga BE për dialog.

Për arritjen e marrëveshjes, presidentja e vendit tha se marrëveshje ka, por që duhet zbatuar ato, teksa shtoi se ajo marrëveshje nuk është perfekte për Kosovën, ka disa gjëra të mira e disa që ka dyshimet e saj por që është marrë obligim për të zbatuar ato, theksin e vuri te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes.

Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trupo koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, tha ajo.