TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2026, 12:23

Lapsus në përkthim, Haga kërkoi 45 vite burg për çdo ish-komandant të UÇK-së; reagimi i Thaçit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sipas Prokurorisë në Hagë, prokurorja ka kërkuar 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së. Pra, në total janë kërkuar 180 vite burgim. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i gjykatës Christopher Bennet për Rel.

Lapsus në përkthim, Haga kërkoi 45 vite burg për çdo
“Haga” kërkoi 45 vite burg për çdo ish-komandant

Prokuroria e Hagës ka bërë një sqarim, duke thënë se fjala e prokurores speciale është përkthyer keq në shqip.

Sipas Prokurorisë në Hagë, prokurorja ka kërkuar 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së. Pra, në total janë kërkuar 180 vite burgim.

“Kërkojmë dënimin e personave konkretë pra nuk kërkojmë një dënim për Shtabin e Përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon aktgjykim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës me dënim unik prej 45 vjetësh duke u mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra ose të kryera nga secili prej personave: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë krime të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës, vazhdojnë të jenë ende shumë të rënda”, tha West.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i gjykatës Christopher Bennet për REL.

“Faktet e këtij rasti dhe ligji i zbatueshëm mbështesin një dënim të gjatë me burg për secilin prej të akuzuarve. Një shpjegim i plotë i konsideratave faktike dhe ligjore relevante është paraqitur në memorandumin përfundimtar të Prokurorisë, dhe unë nuk do t’i përsëris të gjitha faktorët këtu. Ndërkohë që kolegët e mi së shpejti do të theksojnë prova të caktuara në prezantimet e tyre dhe do t’i përgjigjen disa argumenteve të Mbrojtjes, ne mbetemi te memorandumi ynë që paraqet më gjerësisht çështjen tonë. Megjithatë, është e rëndësishme që pozicioni i ZPS-së të kuptohet mirë – një dënim dhe një vendim nuk kërkohet kundër Shtabit të Përgjithshëm apo kundër UÇK-së. Po ashtu, nuk kërkohet asnjë dënim, dhe nuk mund të shqiptohet asnjë vendim, vetëm mbi bazën e anëtarësisë në Shtabin e Përgjithshëm apo në UÇK”, tha ai, duke cituar fjalët e prokurores Kimberly West në sallën e gjyqit.

Ndërkohë që kryeprokurorja po shprehte kërkesën për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, të njëjtit janë kapur nga kamerat. Fillimisht Krasniqi e Veseli, e pastaj Thaçi e Selimi, të cilët shihen me fytyrë të vrenjtur.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në bazë të aktakuzës së ZPS-së, e publikuar në shkurt të vitit 2023, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me rreth 100 vrasje, pastaj për tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999.

 

45 vite burg për çdo ish-komandant të uÇk-së

2 Komente

  1. K
    Kurizo

    Vendim burokratësh dhe sllavesh! Turp I madh për këtë gjykate dhe për Europen!

    1. X
      X

      Prokurori kriminale.

      Lini një Përgjigje