Kosova25 Shkurt 2023, 21:13

Opozita serbe zbardh prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel: Vuçiç njeh de facto Kosovën, por me një kusht

Shkruar nga Pamfleti

Opozita serbe zbardh prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel:

Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviç ka deklaruar sot se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti, me shumë gjasa nuk do të nënshkruajnë asgjë të hënën në Bruksel, por do të “bisedojnë verbalisht” për ta pranuar marrëveshjen përfundimtare që sipas tij është tashmë një fakt i kryer.

“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill.”, tha Jovanoviç për televizionin Nova S.

Ai shtoi se qeveria duke kontrolluar median do të përpiqet ta paraqesë Vuçiçin si një “Zot” i cili do të arrijë të përgatisë një marrëveshje me shumë përfitime për Beogradin.

“Suksesi i vetëm do të ishte marrja e pëlqimit të Perëndimit që Vuçiç të mbetet në pushtet. Me këtë marrëveshje Serbia e humb Kosovën dhe de facto heq dorë nga ajo, dhe Vuçiç në këmbim qëndron në pushtet.”, tha Jovanoviç.

Ndërsa emisari special i BE, Miroslav Lajcak shpreson lajme të mira nga takimi që do të zhvillohet në Bruksel në hënën.

“Ata e dinë gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar po vëzhgon nga afër, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në radhë të parë. Kështu që ky takim ndoshta do të shikohet me vëmendjen më të madhe ndonjëherë në historinë e marrëdhënieve të tyre personale dhe të dialogut tonë. Uroj që të jemi në gjendje të prodhojmë lajme të mira nga ky takim.”

 

asociacioni vuçiç kurti