Kosova18 Mars 2023, 16:40

Plani franko-gjerman, ndërpritet takimi Kurti-Vuçiç në Ohër; pritet raund i dytë bisedimesh

Shkruar nga Pamfleti

Plani franko-gjerman, ndërpritet takimi Kurti-Vuçiç në

Është ndërprerë takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak. Pas rreht një ore bisedë në Ohër, mësohet se palët kanë bërë një pushim të shkurtër dhe do të rinisin bisedën.

Fillimisht u raportua se takimi kishte përfunduar, por mësohet se bëhet fjalë për një pushim dhe takimi pas pak do të rinisë. Pra duket se do të ketë një raund të dytë bisedimesh po sot. 

Ende nuk dihet nëse është arritur një marrëveshje për planin franko-gjerman. Ndërkohë pritet një reagim nga Borrel.

Kurti para fillimit të takimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se në Ohër ka ardhur për bisedime për të arritur marrëveshje.

Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti. “Me këtë rast përveç se jam optimist kam ardhur me qëllim të mirë me vullnet të mirë dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më datë 27 shkurt ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve”, tha Kurti.

Më herët ai u takua me të dërguarin e DASH, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit e BE, Borrel dhe Lajçak.  Po ashtu ai pati dhe një takim me krerët e shtetit në Shkup, përfshirë kryeministrin Kovaçevski.

BE e SHBA kërkojnë që sot të pranohet plani franko-gjerman. Kurti e ka pranuar në publik, por Vuçiç këmbëngul te asociacioni.

oher kurti takim