TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2023, 15:48

Rikthehen tensionet në Veri/ Policia arreston huliganin që sulmoi KFOR-in, serbët ngrihen në protesta; Beogradi nis sulmet

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen tensionet në Veri/ Policia arreston huliganin që sulmoi

 Rikthehen tensionet në veri të Kosovës. Policia ka ndërmarrë sot një aksion për të ndalur peronat që orkestruan sulmin ndaj ushtarëve të KFOR dhe në pranga ka rënë  Milun Milenkoviç, i njohur me nofkën Llune, që dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.

Rikthehen tensionet në Veri/ Policia arreston huliganin që sulmoi
Milun Milenkoviç

Ishte ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla ai i cili tha se nuk mund të ketë asnjë tolerim ndaj krimineleve që mbajnë në tension veriun.

"Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan", shkruan ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça në një postim në Facebook. 

Gjatë aksionit kanë mbetur të dëmtuar 3 policë. Edhe në pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës, shihet se si sulmohen makinat e policisë. Nga ana tjetër kjo ka bërë që serbët në Mitrovicë të ngrihen në protesta.

Nuk mungoi as reagimi i Drejtori të Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, i cili sulmoi Kurtin. Sipas tij, me aksionin sot ai tregoi se interesojnë vetëm konfliktet dhe lufta në Kosovë.

Lunet është ndjekur me muaj nga policia e Kosovës sepse është luftëtar i interesave serbe, është arrestuar në mesditë në një berberhane,  i rrethuar nga 8 vetura. Gjatë arrestimit policia ka rrethuar zonën. Një numër i madh ka hyrë në pjesën veriore, policia ka hedhur gaz lotsjellës në rrugë dhe ka drejtuar armët te kalimtarët e rastësishëm”, tha Petkoviç.

Po ashtu ka pasur sulme dhe ndaj mediave dhe gazetarëve duke dëmtuar makinat e tyre.

kosove kfor aksion

Lini një Përgjigje