TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Maj 2023, 22:19

Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Palët këndvështrime të ndryshme sa i përket Asociacionit, koha për kompromise të vështira

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Palët këndvështrime

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklaratë zyrtare nga Brukseli pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në deklaratën e tij për mediat, Borrell tha se palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por shtoi se palët ende kanë dallime të mëdha mbi këtë çështje.

Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo marrëveshje është bërë para 10 viteve. Sot para palëve, ekipi i përbërë nga serbë të Kosovës, është prezantuar drafti i parë, po nuk është përfundimtar. Kjo është në përputhje me pikën 7 të marrëveshjes. Kurti i dha këndvështrimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Këndvështrimet mes palëve janë të ndryshme sa i përket Asociacioinit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai.

Më tej Borrell u bëri thirrje të dyja palëve që të jenë konstruktive dhe të gatshme për kompromise të vështira, nëse duan që të arrihet një marrëveshje.

Dua të inkurajoj të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për këto negociata, dhe të jenë të gatshme për të bërë kompromise. Procesi duhet të udhëzohet nga marrëveshjet e kaluara”, tha ai teksa shtoi se ka raste të Asociacioneve në Evropë, me natyra të ndryshme.

Borrell deklaroi se BE do ta lehtësojë procesin për ta mundësuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Gjithashtu, kryediplomati i BE-së komentoi edhe për zgjedhjet në veri. Ai tha se këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme politike dhe se mund ta çojnë situatën drejt përshkallëzimit.

Shkalla e daljes në zgjedhje në veri, nuk ofron një zgjidhje politike afatgjatë. Përkundrazi, kanë potencial për të çuar drejt përshkallëzimit, kështu që kam inkurajuar të dyja palët që të gjejnë një zgjidhje, që u mundëson serbëve të Kosovës që shpejt të kthehen në institucione që i kanë braktisur në nëntorin e kaluar. Të dy liderët pranuar peshën e gjendjes në terren dhe është e domosdoshme të merren veprime për të evituar rrezikun e përshkallëzimeve”, përfundoi Borrell.

takimi kurti-vuçiç borrel asosiacioni

Lini një Përgjigje