Kosova24 Shtator 2023, 13:06

Vjen reagimi i parë nga Beogradi për sulmin në veri, kryeparlamentari serb fajëson Kurtin: Ai është përgjegjësi!

Shkruar nga Pamfleti
Vjen reagimi i parë nga Beogradi për sulmin në veri,
Vlladimir Orlliç

Ka ardhur reagimi i parë nga Beogradi zyrtar pas sulmit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe mbeti i plagosur kolegu i tij,  Alban Rashiti.

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vlladimir Orlliç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdolloj dhune, dhe se është ngutur për t’i fajësuar serbët për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit, ka raportuar Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

“Gjithçka që ai [Kurti] ka bërë në muajt e fundit, me terrorin brutal që e ka kryer kundër popullit serb, e ka bërë sepse ka dashur përshkallëzim të hapur, dhe sepse ka dashur të shkaktojë dhunë”, është cituar të ketë thënë ai.

Ndërkohë Kurti deklaroi se “krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin  e Kosovës.”

Në konferencë për mediat, Kurti thotë se 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga policia në Aveçan dhe janë autorët që vranë policinë. 

Gjithashtu Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot. Në imazhet e publikuara nuk duket se janë persona të zakonshëm, por duken si policë apo dhe ushtarakë.

"Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Shihni atje një person të maskuar që mban armë krahu që nuk është tipike për policinë.", tha Kurti.

vlladimir orlliç kurti