Showbiz 2 Nëntor 2023, 20:59

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi do prezantojë festivalin e Këngës në RTSH

Shkruar nga Pamfleti

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi do prezantojë festivalin e

Ka qenë një surprizë vendimi i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH për t'ia besuar një pjesë të moderimit të eventit gjigand për këtë institucion të rëndësishëm aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Por edhe një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

"Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. Festivali në fjalë përshkruhet si ngjarja më e madhe muzikore në vend.

 

adriana matoshi aktore deputete festivalin e këngës rtsh