Showbiz27 Mars 2023, 11:32

Babai i vajzës së saj në një lidhje me Selena Gomez, Gigi Hadid: Nuk e kam problem për sa kohë është i lumtur

Shkruar nga Pamfleti

Babai i vajzës së saj në një lidhje me Selena Gomez, Gigi

Gigi Hadid thuhet se nuk e ka problem lidhjen e supozuar të Zayn Malik me Selena Gomez, për sa kohë që ai është ‘i lumtur dhe i qëndrueshëm’.

Një burim theksoi se modelja ka treguar mbështetje për romancën e re të dyshes së famshme.

“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn dhe për një lidhje të re”, tha një burim për mediat e huaja.“Për sa kohë që është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë i mirë me Khai, ajo është mirë me këdo që ai del”.

Supermodelja 27 vjeçare dhe këngëtari, 30 vjeç, patën një romancë të gjatë nga viti 2015 deri në 2021 dhe kanë bashkë një vajzë dyvjeçare, Khai.

Lajmi për ndarjen e tyre u bë publik në 2021 pas një përplasje që ish-ylli i “One Direction” pati me nënën e Gigit, Yolanda Hadid.

Kujtojmë që lajmi për lidhjen e Selena-s me Zayn erdhi pasi dyshja u pa në shoqërinë e njëri-tjetrit në një darkë në New York City.

Ky thashethem fillimisht rrodhi nga një përdoruese TikTok-u, e cila në një video të postuar në profilin e saj tregoi si shoqja e saj që punonte në një restorant të frekuentuar nga persona të famshëm kishte parë Selena-n dhe Zayn duke darkuar me njëri-tjetrin.

Vajza në fjalë tregoi gjithashtu edhe bisedën me shoqen e saj, e cila i tregonte se dy artistët kishin hyrë dorë për dore në restorant.

Këto thashetheme u zmadhuan më shumë kur u vu re se Malik së fundmi u bë një nga 403 milionë ndjekësit e Gomez në Instagram. Ndërsa ndër 18 personat që këngëtari ndjek në llogarinë e tij, një ndër to është dhe Selena.

selena gomez zayn malik