Showbiz 8 Mars 2023, 22:21

“Big Brother”, Antoneta sqarohet me Qetsorin: Ke ofenduar nëpërmjet batutës

Shkruar nga Pamfleti

“Big Brother”, Antoneta sqarohet me Qetsorin: Ke ofenduar

Antoneta dhe Qetsorit kanë pasur një diskutim mes tyre për mënyrën se si Qetsori sillet brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Antoneta është shprehur se ajo ja ka pranuar batutat që ai bën, madje ka qeshur me to, por ka momente që ai përfiton nga kjo.

Qetsori: Mund të më kujtosh një rast, që të ka lënë këtë përshtypje?

Antoneta: Nuk dua të kaloj në raste konkrete. Ti besoj se je dakord me atë që them unë, thjesht nuk do ta pranosh.

Qetsori: Unë kuptoj që për ty s’jam i qartë. Që më keqkupton. Këtë kam kuptuar.

Antoneta: Si unë s’ta ka pranuar askush  batutën. Ta kam kthyer batutën me batutë dhe s’ta kam marrë për keq. Por ka ca momente që kur rri dhe e mendon thua nuk paska qenë kaq me ngjyra gjëja.

qetsori antonela bbv