
Pas përfundimit të “Big Brother Vip 2” u përfol gjatë se raporti mes prezantueses në atë kohë, Arbana Osmanit dhe fituesit, Luiz Ejlli u kris e bëhej fjalë për hatërmbetje mes dy palëve që kurrë nuk i mësuam.
Nëse Arbana nuk prononcohej dhe përpiqej që premierën e filmit të Luizit ta sfumonte sa më shumë, këngëtari ishte më i drejtpërdrejtë dhe në një intervistë në Shkodër u shpreh qartë dhe pastër se mes tij kishte një ftohje të marrëdhënieje.
Kjo ishte vënë re edhe falë një “unfollow” në rrjete sociale, që ditët e sotme do të thotë shumë.
Në shkrimin e datën 29 mars, “Pamfleti” lajmëroi se Arbana dhe Luiz Ejlli do ishin prezantuesit e ardhshëm të Big Brother Kosova dhe asokohe sapo u ishte bërë propozimi nga organizatorët. Mesa duket të dy paskan pranuar, ose janë “rrugës” për të pranuar, duke qenë se raporti mes tyre është rregulluar. Kjo u vu re në një postim të bërë së fundmi në Instastory i Arbanës.
Në video shihet Klajdi Haruni duke kënduar në kitarë dhe pranë tij partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj: “Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luiz Ejlli dhe Klajdi Haruni sonte.”, shkruan moderatorja në story. /Pamfleti

View this post on Instagram
Lini një Përgjigje