
Cardi B është bërë viktimë e një skeme mashtrimi me kartat e kreditit. Hajdutët përdorën kartën e saj për të shpenzuar rreth 60 mijë dollarë në dyqane luksoze dhe Apple, para se banka ta bllokonte.
Artistja bëri denoncimin për ndjekësit e saj gjatë një videoje live në Instagram, duke treguar se karta e saj kishte humbur dy javë më parë. Sipas saj, 40 mijë dollarë janë shpenzuar për rroba luksoze dhe 20 mijë për produkte Apple.
“Më lini t’ju them, do të shkoni në burg deri në fund të javës,” tha Cardi B, duke shtuar se kishte siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku katër burra përdornin kartën e saj.
Reperja theksoi se zakonisht është shumë e kujdesshme me financat dhe nuk toleron humbje të tilla. Ajo paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim dhe e shpërfilli këtë episod si një sulm ndaj stabilitetit të saj financiar.
Përkujtojmë se në vitin 2024, Cardi B deklaroi se pasuria e saj neto ishte mbi 88 milionë dollarë, duke theksuar gjithmonë se nuk shpenzon pa e menduar dhe nuk i lë asnjë dollarë jashtë kontrollit të saj.
“Nuk jam si disa të pasur,” tha ajo në videon live. “Asnjë dollar nuk mund të shpenzohet pa dijeninë time. Nuk luaj kur bëhet fjalë për bukën time.”
Lini një Përgjigje