Showbiz 4 Mars 2024, 22:21

“Fillimi i një fundi”, Meri Shehu bën parashikimin për muajin Mars

Shkruar nga Pamfleti

“Fillimi i një fundi”, Meri Shehu bën parashikimin

Muaji mars duket se do të jetë shumë interesant nga ngjyrimet që do t’i japin yjet. Astrologia Meri Shehu paralajmëron se për shenjat do të jetë një muaj psikologjik, me pak misticizëm por edhe me turbullira.

Sipas saj, do të jetë “fillimi i një fundi” për disa prej shenjave. Më të ndikuarat do të jenë katër shenjat e ndryshueshme. Priten edhe periudha të ngarkuara emocionalisht, nervozizëm deri në ekstremitet ndaj duhet treguar kujdes gjatë përplasjeve me të tjerët.

"Muaji mars është interesant, mbi të gjitha është psikologjik, pak i fshehtë dhe pak fobik për ata njerëz që nuk i kanë të qarta idetë e veta dhe të qarta idetë e partnerëve dhe të bashkëpunëtorëve. Pse kjo? Sepse Mërkuri të paktën deri në datën 10 mars do të jetë në shenjën e Peshqve dhe ashtu i nënujshëm siç është, nuk i jep qartësi mendimit, por i jep filozofi, i jep art. Artistët ose ata që merren me art, me shkrime dhe kanë një botë mistike, ndoshta do triumfojnë.

Kemi rreth datës 8 hënën e re në shenjën e Peshqve, është fillimi i një fundi sepse Peshqit janë shenja e fundit dhe një hënë e re në shenjën e fundit do të thotë që diçka fillon për të mbaruar shpejt, por është fillimi i diçkaje që do të sjellë një gjë tërësisht të re. Kjo do të zgjasë 3-4 javë, por ndikimi i hënës së re do të jetë te Peshqit, Binjakët, Shigjetarët dhe Virgjëreshat që janë shenjat e kryqit të lëvizshëm. Muaji mars do të ketë edhe turbullirat e veta, nervoze, stresante, Marsi do bëjë katërkëndësh me Uranin kështu që disa gjëra do të shkojnë në ekstrem të shpjegimeve, sqarimeve prandaj kujdes sherret, grumbullimet, pasiguritë, debatet. Afërdita do bëjë katërkëndësh me Uranin rreth datës 8-10 dhe këtu çështjet erotike dhe ekonomike do të jenë të paqarta për shumë njerëz", tha ajo për "tv Klan".