
Ndërsa gara po shkon drejt finales dhe emocionet janë në rritje, mbështetja nga jashtë për konkurrentët po bëhet gjithnjë e më vendimtare.
Me atë rast, është “bërë i gjallë” edhe Dj Gimbo.
Së fundmi ai ka bërë thirrje publike për të mbështetur partneren e tij, Selin, duke kërkuar vota për të në këtë fazë të fundit të konkurrimit.
Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një foto të saj, shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar ndjekësve, ku shprehet se ajo e meriton fitoren.
Përveç thirrjes për votim, ai i ka dedikuar edhe një mesazh motivues vetë Selinit, duke i dhënë kurajo në finalen e garës dhe duke e mbështetur publikisht në rrjetet sociale:
“Votoni qikën tem se veç kjo e meriton fitoren. Duro edhe pak shpirt”

Lini një Përgjigje