
Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Kosova’ pritet të nisë së shpejti.
Në një video live, moderatori i emisionit ‘Kosova Today’, Kron Sadiku, ka zbuluar datën e mundshme të fillimit të reality show-t më të ndjekur të momentit.
“Big Brother VIP Kosova fillon më 31 tetor, ashtu po flitet”, u shpreh ai.
Megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data nga produksioni, deklarata e moderatorit ka entuziazmuar fansat, të cilët tashmë kanë filluar numërimin mbrapsht.
Lini një Përgjigje