TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Shtator 2025, 15:14

I ndjeri Giorgio Armani kishte parashikuar gjithçka: sfilata e 50-vjetorit të shtëpisë së modës një shfaqje ‘magjike’

Shkruar nga Pamfleti

I ndjeri Giorgio Armani kishte parashikuar gjithçka: sfilata e

Një histori që duket si një film! Giorgio Armani, njeriu me vullnetin e hekurt që për 50 vite pushtoi botën e modës në Milano, duke ndërtuar një perandori ku çdo detaj ishte i tij, pati mundësinë të shkruante vetë kapitullin e fundit të historisë së tij të jashtëzakonshme, duke e përjetësuar në pistën e modës që ka dashur dhe kujtuar gjatë gjithë jetës.

Armani kaloi muajt e fundit duke planifikuar një festë për 50-vjetorin e markës së tij me një shfaqje në oborrin romantik të galerisë Pinacoteca di Brera në qendër të Milanos, ku sapo është hapur edhe një ekspozitë kushtuar tij. Ftesat me shënimin “Save the Date” për natën e 28 shtatorit ishin dërguar para se ai të ndahej nga jeta më herët gjatë këtij muaji.

Ky përvjetor u kthye në një lamtumirë të ndjerë. Ekstravaganca e Armanit u zhvillua më e trishtuar, por edhe më madhështore dhe spektakolare se sa kishte planifikuar vetë ai. Ftesat kërkonin veshje me kravatë të zezë, ndërsa u shpërndanë edhe bluza me portretin bardh e zi të një Armani të ri.

Disa të ftuar i vunë bluzat nën xhaketat e tyre elegante. Në rreshtin e parë, Lauren Hutton me kostumin e bardhë ishte ulur pranë Cate Blanchett dhe Richard Gere me flokët e bardhë, aktori që në vitin 1980 në filmin “American Gigolo” la gjurmë të pashlyeshme si në kinematografi, ashtu edhe në modë.

“Duhej të isha këtu për të”, tha dizajneri Paul Smith. “Ishte një njeri brilant, por edhe shumë i thjeshtë, si unë. Herën e parë që e takova, po pastronte rrugën jashtë dyqanit të tij. Nëse mendon mirë, ai ndoshta ishte njeriu i parë që veshi bluzën nën kostum. Sot e bën këtë çdo kush.”

Pas një jave shiu të rrëmbyeshëm, qielli u hap mbi pistën me shkëlqim në oborrin e ndriçuar me drita abahurësh. Koleksioni i fundit që Armani punoi ishte, shumë personal dhe sentimental. Veshjet ishin një letër dashurie për dy nga vendet e tij të preferuara: lagjen historike Brera ku jetonte dhe punonte, dhe ishullin Pantelleria ku kishte shtëpi pushimi, në Siçili.

Anna Wintour e përshkroi këtë javë Armanin si “një nga kryetarët e shteteve të modës”. Modelet e tij më të dashura nga të gjitha epokat, përfshirë Gina Di Bernardo-n, protagoniste në fushatat e hershme të reklamave, ecën ngadalë ndërsa tingujt e pianos i shoqëronin. Ndryshimi i vetëm pas vdekjes që u bë nga ekipi i Armanit, ishte zbutja e festës pas shfaqjes.

Në vend të një piste vallëzimi, u shërbyen pjata të vogla risoto dhe u organizua një vizitë në ekspozitën “Milano: Per Amore”, ekspozita e parë e modës në Pinacoteca di Brera, ku 120 “vepra mjeshtërore” të Armanit, sipas drejtorit të galerisë Angelo Crespi, vendosen ndër veprat e Caravaggios dhe Raphaelit në një dialog të veçantë me artin.

Një fustan i thellë blu nate dhe bodysuit-i, të cilin e veshi Juliette Binoche në Festivalin e Filmit në Kanë në 2016, u shoqërua me një pikturë Bellini Madonna, ku figura mbante një mantel me të njëjtën ngjyrë.

Tani vëmendja është kthyer nga e kaluara drejt së ardhmes së perandorisë Armani. Dizajneri la udhëzime të sakta për trashëgimtarët, duke kërkuar jo vetëm shitjen e markës, por edhe sugjeruar blerësit e preferuar: gjigandin francez të luksit LVMH, L’Oréal, partnerin në markat e bukurisë, dhe kompaninë e syzeve EssilorLuxottica. Përkohësisht, kompania do të drejtohet nga familja e tij dhe partneri i afërt dhe krahu i djathtë, Leo Dell’Orco.

I ndjeri Giorgio Armani kishte parashikuar gjithçka: sfilata e I ndjeri Giorgio Armani kishte parashikuar gjithçka: sfilata e I ndjeri Giorgio Armani kishte parashikuar gjithçka: sfilata e I ndjeri Giorgio Armani kishte parashikuar gjithçka: sfilata e

giorgio armani 50 vjetori sfilata

Lini një Përgjigje