TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Mars 2026, 16:51

Marrëveshja u prish në moment të fundit, zbulohet pse ky personazh i njohur nuk u bë pjesë e Ferma VIP!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja u prish në moment të fundit, zbulohet pse ky
Ferma VIP

Një nga emrat më të përfolur para startit të spektaklit Ferma VIP, reperi Fero, nuk u bë pjesë e garës, pavarësisht pritshmërive të mëdha.

Sipas burimeve të Prive, ai kishte zhvilluar bisedime konkrete për t’iu bashkuar formatit, madje ishte konsideruar si një nga hyrjet e sigurta.

Por në momentet e fundit, marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të mosdakordimit në aspektin financiar.

Ndërkohë, spektakli ka nisur me një kast të njohur personazhesh, ku pjesë e aventurës janë emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Malbora Gurra, Romir Zalla, Akil Varfi, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Blerina Bajko, Fabiola Elezaj dhe Indri Shiroka.

ferma vip

Lini një Përgjigje