Showbiz18 Mars 2023, 16:16

Merr fund lidhja pa nisur mirë, Keisi ndahet nga Kristi

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund lidhja pa nisur mirë, Keisi ndahet nga Kristi

Keisi ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies me Kristin brenda shtëpisë.

Ajo është shprehur se nuk bën kurrë gjë për lojë, kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Për të është e rëndësishme që kuptohen së bashku dhe se opinioni  i banorëve nuk ka rëndësi.

Kristi është shprehur se nëse ai del të shtunën dhe në varësi të ecurisë së saj në lojë, ata do mund ta vazhdojnë këtë marrëdhënie jashtë.

Keisi ka folur edhe me vajzat e shtëpisë për ndërprerjen e marrëdhënies së saj me Kristin.

Ajo i shpjegoi atyre ndjenjat e saj dhe gjërat që ajo nuk po mund t’i shfaqë publikut. Keisi u shpreh se ka harruar vetveten prej marrëdhënies së krijuar dhe se do të donte të  jepte më shumë nga vetja brenda shtëpisë.

keisi kristi ndarje