Showbiz13 Shkurt 2024, 12:03

Astrologu bën parashikimin, çifti më i mirë dhe më i keq në Dirën e Shën Valentinit

Shkruar nga Pamfleti

Astrologu bën parashikimin, çifti më i mirë dhe më i

Vetëm pak orë na ndajnë nga dita e Shën Valentinit. Astrologu Jofiel Koço ka bërë parashikimin e horoskopit jo vetëm për çiftet, por edhe për ata dhe ato që kjo festë e dashurisë i gjen vetëm.

“Nuk është çështja kush do të ketë fat në dashuri, por bëhet fjalë se kush do të ketë performancën më të mirë këtë ditë. Kush do të jenë çiftet që do të shkëlqejnë? Kush do të bëjë udhëtimin më të mirë? Dhe e parë në këtë mënyrë, do të kemi dy shenja që do perdormojnë më mirë.

E para është shenja e Ujorit. Gjatë datës 14 do të kemi një grumbullim yjesh në Ujor, dhe duket se meshkujt Ujorë do të jenë në kulmin e romantizmit dhe asaj që quhet në kulmin e potencialit mashkullor.

Shenja tjetër që jep një performancë më të mirë, dhe është tek femrat e Bricjapit.

Çifti që shkëlqen më shumë është Ujor-Dash, ndërsa çifti më i keq do jetë Luan-Gaforre”, tha astrologu Jofiel Koço për "Ora News".