Showbiz19 Shtator 2023, 21:38

“Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë çdo ditë pranë teje, nuk do të jesh besnik ndaj askujt”, Bruna Biankardi thumbon Nejmarin

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë çdo ditë

Bruna Biankardi dhe Nejmar janë padyshim një prej çifteve më të njohur dhe të komentuar sa i përket marrëdhënies së tyre.

Dyshja kanë qenë vazhdimisht kryefjala e mediave rozë nëpër botë, shkak kryesor i thashethemeve u bë tradhtia e futbollistit ndaj partneres së tij. Çifti aktualisht nuk ndodhet afër njëri-tjetrit për shkak të distancës që i ndan, pasi të dy kanë angazhimet e tyre profesionale.

Së fundmi, Biankardi ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të koduar duke ngritur aludime të ndryshme. Lidhur me statusin në fjalë, fansat mendojnë se postimi ishte një thumb ndaj partnerit të saj.

Në mesazh thuhej: “Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë pranë teje çdo ditë, nuk do të jesh besnik ndaj askujt”.

“Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë çdo ditë

Ky mesazh bëri shumë të mendojnë se ndoshta më në fund ajo ka reflektuar mbi besnikërinë në marrëdhënien e saj me Nejmarin dhe po i jep një drejtim të qartë marrëdhënies.

Kujtojmë që së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se braziliani e ka tradhtuar sërish partneren e tij, e cila është në pritjen e një foshnjeje. Futbollisti pak kohë më parë u kap “mat” në klubin e natës Sala Apolo, në Barcelonë, pas ndeshjes kundër Al-Hijadh.

Disa imazhe e tregojnë atë duke folur me vajza, duke i përqafuar ato dhe teksa ndajnë kontakte të ngushta fizike. Nga ana tjetër, Bruna ishte në Brazil gjatë asaj kohe. Gjithashtu vlen të përmendet dhe falja publike që Nejmar kërkoi nga Bruna pasi e kishte tradhtuar.

bruna biankardi nejmar sulmuesi brazilian