
Eklipsi total i Hënës, i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme dhuroi spektakël në qiell dhe ‘hëna e kuqe’ u fotografua nga vende të ndryshme të botës.
Fenomeni ishte i dukshëm nga shumë pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë, pasi u shoqërua nga një eklips i rrallë total hënor.
Hëna e përgjakshme” dhe Eklipsi Hënor u shfaq në Shqipëri rreth orës 21:00 e më pas, duke ofruar një pamje spektakolare.
Eklipsi hënor u pa sy të lirë dhe nuk kishte nevojë për pajisje speciale
Eklipsi i plotë hënor magjepsi turma njerëzish në Athinë, të cilët me shikimin e tyre të ngulur në qiell shijuan spektaklin.
Po ashtu edhe në Stamboll, një fotograf kapi një moment vërtet të bukur kur hëna e shfaq mbi xhami, ku për koiçidencë, gjysmëhëna është simboli i Turqisë.

Lini një Përgjigje