TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Gusht 2025, 10:37

Nuk e njohën kush ishte, policia ndalon Leonardo DiCaprion në Ibiza (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk e njohën kush ishte, policia ndalon Leonardo DiCaprion në Ibiza

Leonardo DiCaprio ka përjetuar një episod të pazakontë gjatë pushimeve në Ibiza, kur policia spanjolle e ndaloi përpara hyrjes në një festë, pa e njohur fillimisht. Pamjet e momentit, të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë aktorin duke kontrolluar telefonin ndërsa priste radhën për verifikim.

Një grua në sfond dëgjohet të thotë: “Po më kontrollojnë me kujdes tani”, ndonëse nuk është konfirmuar nëse ishte e dashura e tij, modelja Vittoria Ceretti, e pranishme në Ibiza me DiCaprion.

Sipas një burimi për “Page Six”, nuk ishte vetëm fituesi i Oscar-it që iu nënshtrua kontrollit – të gjithë të ftuarëve iu verifikua identiteti përpara hyrjes. Pas konfirmimit të dokumenteve, policët e lejuan aktorin të kalonte.

Ibiza është një nga destinacionet e preferuara verore të DiCaprios, ku ai është parë shpesh vitet e fundit, përfshirë edhe në jahtin luksoz të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

 

leonardo dicaprio policia ibiza

Lini një Përgjigje