Showbiz28 Mars 2023, 13:46

Olta fut në sherr Antonetën dhe Keisin: Më tregoi që ti ke thënë se i bëj gjërat për të rënë në sy

Shkruar nga Pamfleti

Olta fut në sherr Antonetën dhe Keisin: Më tregoi që ti ke

Gjatë debatit të ashpër mes Luizit dhe Antonetës, kjo e fundit u largua duke qarë dhe e akuzoi Luizin se po i shkakton presion.

Olta iu drejtua Keisit duke e pyetur se përse nuk shkon pas Antonetës, përderisa janë shoqe.

Kur po hanin darkën së bashku,  Keisi e sqaroi këtë situatë me Antonetën.

Keisi: Olta nuk e di që kur ti mërzitesh, nuk ke qejf të vijnë njerëz nga mbrapa dhe unë këtë gjë, e di shumë mirë. Ajo donte të më vinte në sedër. Të më tregoj ajo mua si të sillem me ty? Ne e dimë shumë mirë për ça e bën Luizi, do të të nxjerrë  nga vetja.

Antoneta: Ajo erdhi te mua që parë dhe më tha që kishte diskutuar  me ty.  Më tha që ti ke thënë se unë e bëj për të qenë në qendër të vëmendjes.

Keisi: Kam thënë që ai veprim të bën të mendosh ashtu, po nuk duhet të reagosh në atë formë sepse Luizi atë gjë do.

Antoneta: Pse duhet ta thoshe në sy të të gjithëve? Nuk ke pse i jep mundësinë njerëzve të interpretojnë gjëra.

keisi dhe antoneta sherr