TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Nëntor 2024, 11:49

Pas martesës së dështuar, Eros Grezda banor në Big Brother Vip Albania 4

Shkruar nga Pamfleti

Pas martesës së dështuar, Eros Grezda banor në Big Brother

Futbollisti i njohur Eros Grezda po përflitet si një nga emrat që mund të bëhet banor në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Mësohet  se futbollisti është në bisedime për të qenë pjesë e këtij sezoni të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, duke rritur pritshmëritë për pjesëmarrjen e tij.

Përveç karrierës sportive, Eros Grezda është një personazh i njohur për publikun shqiptar edhe për jetën e tij private.

Ai ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen nga modelja Oriola Marashi, një marrëdhënie që u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale. Pas kësaj, ai krijoi marrëdhënie me Ajsela Abazin, me të cilën ka një djalë. Por, romanca e tyre mori fund shumë shpejt.

Nëse Eros vendos të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP, kjo pritet të shtojë interesin e publikut për të njohur më shumë anën e tij personale dhe për të parë se si do të përshtatet ai në lojë.

eros grezda big brother vip albania 4 banor

Lini një Përgjigje