TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2025, 10:50

Rrëzohet gjatë performancës, Shakira ringrihet në skenë: Kjo nuk ma prish dot energjinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet gjatë performancës, Shakira ringrihet në

Shakira, e njohur për performancat e saj ‘elektrizuese’ ka ditur ta përballojë fare mirë një incident të ndodhur në skenë.

Gjatë koncertit të saj në Bell Centre, Montreal, si pjesë e turit botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, këngëtarja 48-vjeçare humbi ekuilibrin dhe ra në skenë gjatë performancës së “Whenever, Wherever”.

Videoja e momentit u bë virale brenda orësh dhe fansat shpërthyen në mbështetje për yllin kolumbian. Pavarësisht rrëzimit, Shakira u ngrit menjëherë, si një profesioniste e vërtetë, dhe vazhdoi kërcimin sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

“Një legjendë e qëndrueshmërisë! Edhe kur bie, Shakira bie me stil”, shkruante një koment në rrjet.

Vetë artistja e ndau momentin në Instagram Story me humor, duke treguar se as ky incident nuk i prish dot energjinë.

shkaira incident skene

Lini një Përgjigje