TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Korrik 2025, 10:56

“Shtatzëni me dy netë në hotel”, partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke jetë boshe!

Shkruar nga Pamfleti

“Shtatzëni me dy netë në hotel”, partnerja e Mevlanit

Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlan Shabës, ka reaguar me tone të forta në një postim në Instagram, i cili duket të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë për Livian, ish-partneren e Mevlanit. Në një mesazh të qartë dhe ironik, Ornela shkruan:

“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj.”

Ajo vijon duke thënë se personi që përpiqet ta mallkojë, harron se ajo ka diçka që tjetra nuk do ta ketë kurrë, ndërsa e konsideron “qesharake” mendimin se ajo mund të fitojë në këtë situatë. Në fund, Ornela përmend se është dikush “që e mbron dhe i jep atë që meriton”, duke nënkuptuar qartë se ndodhet në një pozicion më të qëndrueshëm dhe të sigurt në raportin e saj aktual me Mevlanin.

Gjithsesi Mevlani nuk ishte kaq mbrojtës i partneres aktuale kur ajo ishte shtatzënë dhe Livia brenda shtëpisë së Big Brother-it.

mevlan shaba livia ornela murati

Lini një Përgjigje