
Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi prej disa kohësh po jetojnë së bashku. Çifti, i cili pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndajnë shpesh herë postime në rrjetet sociale nga përditshmëria e tyre.
Sara ka ndarë me publikun faktin se partneri i saj ka shtuar në peshë dhe ka marrë 9 kile.
“9kg+ pas ndaljes nga BB. Jo me tosta”- shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet Bardhi duke ngrënë një tost. Kujtojmë se Sara ka treguar më parë se i ka vënë vetes synim që Bardhi të ushqehej mirë e të merrte disa kile, gjë që mesa duket, po e arrin.
Kush e di pse, Bardhi me 9 kile më shumë na kujtoi gjelin e vitit të ri që duhet të majmet para se të theret…

Lini një Përgjigje