Showbiz28 Mars 2023, 14:56

Strategjia e radhës? Luizi i vë ultimatum Oltës: Nga ky moment me mua asnjë lloj komunikimi!

Shkruar nga Pamfleti
Strategjia e radhës? Luizi i vë ultimatum Oltës: Nga ky moment me

Luizi ka vendosur të mos ketë asnjë komunikim me Oltën brenda shtëpisë së Big Brother. Ai i ka vënë ultimatum Oltës, teksa i tha se nuk do kenë asnjë komunikim bashkë.

Luizi: Me mu sot po të them, e thashë këtë bisedë, e bëra këtë bisedë dhe të uroj fat, suksese, shëndet,, harmoni, pasuri, lumturi, çfarë të të dojë zemra”.

Olta: Gjithashtu

Luizi: Nga ky moment e mbrapa me mua s’ke asnjë lloj komunikimi. Mos më bëj të të të injoroj se del keq. Kështu që po ta them para.

Olta: Po, shumë faleminderit

Luizi: Nga ky moment ti me mua nuk ke as mirëmëngjes

Olta: Faleminderit që e the

Luizi: Dhe kisha pasur qejf të mos e përmendësh emrin tim, siç nuk do ta përmend as unë. Të jap fjalën

Olta: Unë mos të përmend emrin ty?

Luizi: Fare

Olta: Sa herë të më teket, se je banor i shtëpisë

Luizi: Unë nuk ta përmend. Për mua nuk ekziston deri në momentin kur të jesh në nominim kokë më kokë me mua. Vetëm atëherë do flas

Olta: Po, dhe pse s’do flasësh ti?

Luizi: Se nuk e meriton

Olta: Pse? Ma shpjego.

Luizi: Se është mendimi im. Do e kuptosh kur të dalësh jashtë shtëpie

Olta: Po fol tani se ne po flasim, po bëjmë sqarimin e fundit

Luizi: Tashi natën e mirë, sonte e përnatë

Olta: Natën

Strategjia e Luizit këto ditë ka qenë “qetësia”. Ai ka thënë se po i pëlqen kjo lloj loje që po bën, pasi për sa kohë ai nuk krijon situata në shtëpi, edhe banorët e tjerë nuk kanë çfarë të bëjnë.

Sipas tij kjo qetësi i “shkatërron” banorët, sepse janë gjithë kohën në pritje të asaj që mund të ndodhë.