Angelo Haruni ka lënë sonte shtëpinë.
Ai rezultoi më pak i votuari në televotimin ku ishin të përfshirë të gjithë djemtë.
Ai nuk kishte as biletë fati, duke mbyllur kështu përfundimisht rrugëtimin e tij në Big Brother.
Ndërkohë Mateo vendosi të bëjë një surprizë për Brikenën, duke thyer kështu “akullin” që ajo kishte ngritur mes tyre.
Me ndihmën e Vëllait të Madh, ai i dedikoi një këngë dashurie në një ambient të mbushur me trëndafila, duke krijuar një moment të veçantë dhe romantik. Por surprizat nuk mbaruan këtu, një mesazh tjetër erdhi nga ajri, përmes dronit:Më jep vetëm një mundësi!
"E falënderoj Mateon për këtë surprizë. Do t’i jap një mundësi për t’u njohur, por jo më shumë. E meqë sot është ditëlindja e babait të Mateos, dua t’i them edhe 100. Përqafim nuk mund t’ia jap tani, kështu që po i jap vetëm dorën.", tha Brikena.
Lini një Përgjigje