TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Korrik 2025, 13:20

Vala e të nxehtit godet vendin, por a duhet të konsumojmë shumë ujë? Ja çfarë thonë ekspertët

Shkruar nga Pamfleti

Vala e të nxehtit godet vendin, por a duhet të konsumojmë

Edhe pse mund të duket si një përgjigje e qartë, pirja e tepërt e ujit gjatë një vale të nxehti mund të jetë e dëmshme.

“Nëse pini shumë, ju largoni minerale të rëndësishme nga trupi juaj”, thotë Chloe Brimicombe nga Shoqata Mbretërore Meteorologjike në Britani.

Kur pini shumë, veshkat tuaja nuk mund të heqin qafe tepricën dhe përmbajtja e natriumit në gjak hollohet, kjo quhet hiponatremi dhe mund të jetë kërcënuese për jetën.

Pirja e tepërt e ujit gjithashtu mund të pengojë aftësinë e veshkave për të nxjerrë lëngun e tepërt.

Simptomat e hiponatremisë përfshijnë konfuzion, nervozizëm, dhimbje koke, përgjumje dhe bark të fryrë, ndër të tjera.

Lini një Përgjigje