Sport28 Qershor 2023, 19:56

Akuzat ndaj arbitrit Kifi, 50 mijë euro gjobë dhe 10 ditë skualifikim për Zhoze Murinjon

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj arbitrit Kifi, 50 mijë euro gjobë dhe 10 ditë

Zhoze Murinjo, pasi do të duhet të vuajë dënimin me katër ndeshje i skualifikuar nga UEFA për sezonin e ardhshëm, ka marrë edhe një grusht të rëndë në Serinë A. Tashmë është dënuar me 10 ditë pezullim me vendim të Gjykatës Kombëtare Federale pas fjalëve të tij kundër arbitrit Kifi gjatë ndeshjes në Monza më 3 maj.

Trajneri portugez u skualifikua për 10 ditë që do të nisin nga dita e parë e kampionatit të radhës të Serisë A, që do të startojë më 20 gusht. Duke nisur nga ajo ditë skualifikimi, Murinjo nuk do të jetë në stol as ditën e dytë të kampionatit…

Më tej, një gjobë prej 50 mijë eurosh është vendosur për “Special One” dhe Romën.

Gjykata Federale Kombëtare ka ndëshkuar trajnerin e Romës, zhoze Murinjo me një gjobë prej 50 mijë eurosh dhe me 10 ditë skualifikim, që do të nisin nga java e parë e kampionatit të ardhshëm” – thuhet në njoftim.

Ish-trajneri i Interit u skualifikua javën e kaluar për katër ditë nga UEFA pas fjalëve drejtuar gjyqtarit Tejlor dhe tyrtarit tjetër të UEFA-s Roseti, në garazhin e “Puskas Arena” pas finales së humbur me penallti ndaj Sevijas. Verdhekuqtë protestuan ashpër se nuk u dha penallti për një prekje të pastër me krah në zonën e rreptësisë nga spanjollët në barazimin 1-1.

zhoze murinjo trajneri i romës gjykata kombëtare federale