Bajerni i Mynihut shfaqi karakter dhe këmbëngulje në transfertën ndaj PSG-së, në “Parc des Princes”, edhe pse u mposht me rezultatin 5-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Një nga momentet më të diskutuara të takimit ndodhi në fundin e pjesës së parë. Mbrojtësi i bavarezëve, Alfonso Devis, preku topin me dorë pranë zonës, në një episod që u vlerësua si i paqëllimshëm. Megjithatë, pas rishikimit me sistemin VAR, arbitri Sharer vendosi të akordonte penallti në favor të PSG-së, duke shkaktuar reagime dhe polemika.
Pamjet e lojtarëve të Bajernit duke ndjekur vendimin në monitorin e VAR-it janë bërë virale në rrjetet sociale, ku vihet re edhe befasia e tyre pas vendimit përfundimtar të gjyqtarit.
Ky episod ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes, duke i dhënë avantazh PSG-së në fundin e pjesës së parë dhe duke ndikuar në rezultatin final.
Pavarësisht humbjes, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në “Allianz Arena”. Aty pritet të vendoset edhe skuadra që do të sigurojë biletën për në finalen e madhe të Budapestit më 30 maj.
Lini një Përgjigje