TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2026, 22:57

Atalanta nuk fal Torinon, bergamaskët “likuidojnë” Torinon dhe marrin fitoren e tretë radhazi; Gjimshiti dëmtohet sërish

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta nuk fal Torinon, bergamaskët “likuidojnë” Torinon

Atalanta ka fituar 2-0 ndaj Torinos në Bergamo, në sfidën e vlefshme për javën e 20 në Serinë A. Vendasit gjetën shpejt avantazhin që në minutën e 11, ku Çarls De Keteler i shpëtoi bukur mbrojtësve të Torinos dhe shënoi me kokë, pas krosimit të Lorenco Bernaskoni nga goditja e këndit.

Në minutën e 44, u dëmtua Berat Gjimshiti, i cili mori një goditje nga Duvan Zapata, gjatë një goditjeje këndi. Mbrojtësi kuqezi ndjeu dhimbje dhe kërkoi zëvendësim të menjëhershëm. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Atalantën.

Pavarësisht mundësive dhe rasteve për të dyja ekipet në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi. Atalanta fiton 2-0 dhe mban vendin e shtatë me 31 pikë, Torino mbetet në vendin e 12 me 23 pikë.

Përsa i përket dyshes shqiptare të Torinos, Ardian Ismajli titullar i padiskutueshëm dhe një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij. Kristjan Asllani e pa ndeshjen nga stoli, duke ditur që Torino i ka bërë dalje dhe duhet të gjejë një ekip të ri brenda janarit.

atalanta torino seria a

Lini një Përgjigje