
Barcelona ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Kadizin në transfertë dhe ka marrë kështu fitoren e katërt radhazi në La Liga. Sulmuesi i katalanasve, Zhoao Feliks, rrëmbeu skenën, duke realizuar një gol mjaft të bukur me roveshatë.
Portugezi tundi rrjetën në minutën e 37 me një veprim të bukur akrobatik shumë pranë vijës fatale, duke i dhënë 3 pikët Barçës, si dhe duke mbajtur ekipin e Çavi Hernandez në garë për titullin kampion.
Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e 2 me 70 pikë, ndërsa Kadizi mban vendin e 18 me 25 pikë.
Joao Felix just scored a bicycle kick what a f*cking goal ????
— H (@hazfcb_) April 13, 2024
pic.twitter.com/JEcF1hFnj2
Lini një Përgjigje