
Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme me rezultatin 3–1 ndaj Atletico Madridit, në shtëpi duke siguruar tre pikë të rëndësishme në garën për titull.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe goli i parë erdhi që në minutën e 19-të. Alex Baena shënoi një gol të shkëlqyer individual, duke kaluar disa lojtarë dhe duke goditur saktë në qendër të portës, pa i lënë asnjë mundësi portierit Joan Garcia. Atletico kaloi kështu në epërsi 0–1.
Barcelona reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Raphinha barazoi shifrat 1–1 pas një aksioni fantastik personal. Braziliani shmangu disa mbrojtës dhe me një manovër të zgjuar e nxori portierin jashtë loje, duke e çuar topin lehtësisht në rrjetë.
Katalanasit patën mundësinë të përmbysnin rezultatin edhe para pushimit, por Robert Lewandowski humbi një penallti në minutën e 37-të, duke gjuajtur shumë lart mbi traversë.
Në fraksionin e dytë, Barcelona rriti presionin dhe dominimin. Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 65-të, kur Dani Olmo finalizoi një aksion të bukur ekipor me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë për rezultatin 2–1.
Kur dukej se ndeshja po i drejtohej fundit, Ferran Torres vulosi triumfin në minutën 90+6, duke e çuar rezultatin në 3–1.
Me këtë rezultat Barcelon ndodhet momentalisht në vendin e parë me 37-pikë, ndërsa Athletico në vendin e katërt me 31-pikë.
Lini një Përgjigje