TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2026, 20:06

Dilemat për Ernest Muçin, e ardhmja e sulmuesit shqiptar mbetet e paqartë te Trabzonspori

Shkruar nga Pamfleti

Dilemat për Ernest Muçin, e ardhmja e sulmuesit shqiptar mbetet e

E ardhmja e sulmuesit shqiptar Ernest Muçi vijon të mbetet e paqartë, ndërsa lojtari është aktualisht i huazuar te Trabzonspor inga Beshiktashi. Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e klubit nuk kanë arritur ende në një vendim përfundimtar lidhur me blerjen e kartonit të tij.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e Muçit në klub. Ka mendime të ndryshme brenda menaxhmentit në lidhje me blerjen përfundimtare të lojtarit. Së fundmi, është mësuar se nuk është bërë asnjë kontakt zyrtar me Beshiktashin për këtë temë”, shkruajnë mediat turke.

Aktualisht, Trabzonspori disponon një opsion blerjeje për Muçin në vlerën e 8.5 milionë eurove. Nëse ky opsion aktivizohet, klubi do të kishte mundësinë t’i ofronte lojtarit një kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2029.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje