TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2024, 17:20

E kërkon Uest Hemi, qendrimi i Armando Brojës te Çelsi varet nga sulmuesi i PSG dhe ai i Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

E kërkon Uest Hemi, qendrimi i Armando Brojës te Çelsi varet

E ardhmja e Armando Brojës vihet çdo ditë e më shumë në dyshim, me merkaton e janarit që është bërë tepër e nxehtë që në ditët e saj të para.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po kalon një moment të mirë te Çelsi dhe duket se janë vetë “Blutë” që janë të gatshëm ta shesin.

Siç raporton gazetari i njohur italian, Rudi Xhaleti, të interesuar për Brojën janë Uest Hemi. “Hammers” janë në kërkim të një sulmuesi dhe 22-vjeçari shqiptar prej kohësh ka qenë në radarët e tyre.

Gjithsesi, Xhaleti raporton se rivali i Brojës është dhe sulmuesi i PSG-së, Hugo Ekitike, i cili duket si një pistë më e lehtë duke parë dhe minutat që i mungojnë prej kohësh te skuadra franceze.

Nga ana tjetër, sipas “Telegraph” anglezët kërkojnë dhe dëshirojnë Viktor Osimhen dhe nëse një operacion i tillë arrihet, atëherë Broja do të duhet të gjejë një tjetër skuadër.

Në të kundërt do të qendrojë në “Stamord Bridge” deri në fund të sezonit. Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit.

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje