TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 16:37

Mario Mitaj shfaqet papritur për ndeshjen më të rëndësishme, mbrojtësi i kombëtares i bën “lëmsh” të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj shfaqet papritur për ndeshjen më të

Mario Mitaj është në qendër të vëmendjes në Arabinë Saudite, teksa Al Ittihad përgatitet për përballjen e rëndësishme ndaj Al Hilal. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare raportohej se do të mungonte në këtë takim, pas lejes së dhënë nga klubi për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për shkak të ndarjes nga jeta të gjyshes së tij.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë krijuar paqartësi rreth pranisë së tij në fushë. Vetë lojtari publikoi në rrjetet sociale posterin zyrtar të ndeshjes, ku shfaqej si imazhi kryesor, një veprim që ka nxitur spekulime mbi aktivizimin e tij në derbin e mbrëmjes.

Takimi mes Al Ittihad dhe Al Hilal, i planifikuar të nisë në orën 20:00, konsiderohet një nga përballjet më të rëndësishme të kampionatit, me Al Hilal që cilësohet si pretendenti kryesor për titullin kampion. Në këtë kontekst, prania ose mungesa e Mitajt merr rëndësi të veçantë për skuadrën e tij.

Deri në publikimin e formacioneve zyrtare, mbetet e paqartë nëse mbrojtësi shqiptar do të jetë në dispozicion të trajnerit. Postimi i tij i fundit, megjithatë, lë të kuptohet se ai mund të jetë gati për këtë sfidë të rëndësishme.

Mario Mitaj shfaqet papritur për ndeshjen më të

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje