
Elseid Hysaj ka përjetuar një sezon të vështirë te Lacio, ku hapësirat për aktivizim kanë qenë të kufizuara. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë disa herë jashtë ekipit, në një periudhë kur klubi duket se kishte orientim për ta larguar nga skuadra.
Megjithatë, në fundin e sezonit, situata ka pësuar ndryshim. Hysaj u aktivizua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Napolit, duke sinjalizuar një rikthim të mundshëm në planet e trajnerit. Ai pritet të jetë një alternativë serioze edhe për sfidën e mesjavës në Kupën e Italisë.
Problemet fizike të dy mbrojtësve anësorë, Lazari dhe Marusiç, kanë krijuar boshllëqe në repartin defensiv të Lacios. Në këtë kontekst, eksperienca e Hysajt shihet si një aset i rëndësishëm për një përballje delikate si ajo ndaj Napolit.
Në kampin bardhekaltër, kjo sfidë konsiderohet si ndër më të rëndësishmet e sezonit. Pas barazimit 2-2 në takimin e parë, Lacio synon kualifikimin në finale, një objektiv që do të rriste shanset për pjesëmarrje në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje