
Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti ka bërë tatuazh titullin e fituar nga “Axurrët” pas 33-vitesh. Ai e tregoi këtë dy vitet e fundit me praninë e tij në stol, teksa këtë vit ia arriti duke fituar “Skudeton” historike dhe tani dëshiron ta ruajë atë në një mënyrë edhe më të veçantë: përmes tatuazheve.
Stema e Napolit, numri 3(titujt e fituar nga ekipi) si dhe kampionati i Serisë A ka vendosur Spaleti të gdhendë në trupin e tij.
Valentino Ruso ishte artisti që mori përsipër t’i bënte këtë tatuazh, ndërsa zbuloi se Spaleti ka bërë tatuazh në krahun e djathtë edhe emrat e tre fëmijëve të tij: Samuel, Federiko dhe Matilde.
View this post on Instagram