TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 17:22

Jasir Asani, në SHBA apo te milionat e Arabisë Saudite? “Lumë” ofertash për liderin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani, në SHBA apo te milionat e Arabisë Saudite?

E ardhmja e Jasir Asanit mund të jetë larg Koresë së Jugut. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve ndërkombëtare, ndërsa fundi i kontratës me Guanzhun po afron.

Sipas burimeve të “Panorama Sport”, për Jasir Asanin ka nisur të ketë interes konkret nga jashtë Azisë. Mësohet se përfaqësues të klubeve nga SHBA (MLS), Arabia Saudite dhe Turqia kanë shprehur interes për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Aktualisht, klubi korean dhe menaxheri i lojtarit janë duke zhvilluar negociatat e para për një marrëveshje të mundshme, pasi kontrata e Asanit me Guanzhu përfundon në fund të këtij viti.

Edhe pse nuk mbahen të rezervuar emrat e klubeve të interesuara, burimet konfirmojnë se bisedimet janë serioze dhe pritet që në javët në vijim të ketë zhvillime konkrete. Forma e mirë e Asanit në Korenë e Jugut kohët e fundit dhe eksperienca me Kombëtaren shqiptare, kanë rritur vlerën e tij. Jasir Asani ishte shumë pranë një kalimi te Jokohama në Japoni, por transferimi nuk u konkretizua. Sipas burimeve, marrëveshja u prish në momentet e fundit për arsye financiare. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbetet ende pjesë e Guanzhusë, ndërsa interesimi për të vijon nga disa klube ndërkombëtare.

Kupa- Jasir Asani, ka siguruar një kualifikim të rëndësishëm në gjysmëfinalen e Kupës së Koresë së Jugut, pas një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Ulsan Hyundai, një prej ekipeve më të forta të vendit, që këtë sezon mori pjesë edhe në Botërorin e Klubeve. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75 nga Ço Sung-Guon, ndërsa Asani e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta të plota, duke qenë një nga elementët më aktiv në fazën ofensive të skuadrës së tij. Për kujtesë, Ulsan Hyundai ishte pjesë e Grupit F në Botërorin e Klubeve, përballë Borusias së Dortmundit, Fluminenses dhe Mamelodi Sandouns, por u eliminua që në fazën e grupeve, duke mos marrë asnjë pikë në tri ndeshjet e zhvilluara.

jasir asani sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje