
Ndeshjet mes Realit të Madridit dhe Barcelonës kanë qenë gjithmonë të tensionuara edhe ajo e mbrëmshmja në Kupën e Mbretit nuk përbënte ndryshim. Në fushën e lojës, futbollistët nuk janë kursyer ndaj njëri-tjetrit dhe në këtë situatë të tensionuar janë përfshirë shpeshherë edhe pankinat.
Vetë Çavi u ndëshkua me karton të verdhë, pasi reagoi ndaj Dani Karvahal në një moment të ndeshjes. Pasi Karvahal u përplas me Balde, “Movistar+” tregon se trajneri i katalanasve i tha fillimisht “je i zgjuar” mbrojtësit të Realit, e më pas i tha edhe “je një budalla”, gjë që solli kartonin e verdhë.
Por episodi më i veçantë ishte në fillimin e pjesës së dytë kur Gavi dhe Vinisius shkëmbyen disa fjalë aspak miqësore. Mesfushori i Barcelonës vuri dorën mbi gojë që të mos shihej se çfarë i thoshte brazilianit, por në fund u dallua qartë dhe i tha “je një bir ku*ve” kundërshtarit, si për të treguar se ndeshja ishte përjetuar me shumë tension.