Sport 8 Dhjetor 2023, 22:49

Juventus ‘fluturon’ në krye të Seria A, ‘Zonja e Vjetër’ mposht me rezultat minimal Napolin kampion!

Shkruar nga Pamfleti

Juventus ‘fluturon’ në krye të Seria A, ‘Zonja e

Juventus ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Napolit mbrëmjen e sotme në “Allianz Stadium”, me shifrat minimale 1-0.

Pjesa e parë kanë qenë në favorin e Napolit, ku kampionët në fuqi të Italisë tentuan disa herë të gjenin golin e avantazhit.  Më pas, Juventus filloi të ndryshonte ritmin dhe tentoi disa herë të vendoste në vështirësi portën e miqve, por pa sukses, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në barazimin 0-0.

Ndërkohë pjesa e dytë filloi në favorin e Juventus, me vendasit që po tentonin golin e avantazhit dhe ia arritën qëllimit. Në minutën e 51’, Cambiaso dërgoi një top të bukur brenda zonës, krosim i cili gjeti qendërmbrojtësin Gatti, me italianin që shënoi me kokë.

Tentativat më pas ishin nga të dyja palët, por gola më nuk pati, duke bërë kështu që Juventus të regjistrojë një tjetër fitore me peshë dhe me vlerë të madhe për luftën e Scudetto. Bardhezinjtë tashmë ndodhen në vendin e parë me 36 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit t dytë me 35 pikë, por zikaltërit kanë një ndeshje më pak të cilën do ta luajnë të shtunën ndaj Udinese.

juventus napoli