Sport 3 Prill 2023, 17:27

Kategoria e Parë/ Dinamo mund Korabin në 'Selman Stërmasi', “shpërthejnë” polemikat për kartonin e kuq dhe golin e dyshimtë

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Dinamo mund Korabin në 'Selman

Ndeshja e javës së 21-të Kategorisë së Parë mes Dinamo dhe Korabit është zhvilluar mes shumë polemikave dhe tensioneve. Edhe pse ndeshja përfundoi me fitoren e Dinamos me një rezultat minimal 1 me 0, përballja në "Selman Stërmasi" ishte e luftuar, me raste dhe me grindë.

Pjesa e parë ishte në baraspeshë dhe u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse miqtë e Kumbarçes mbetën me një lojtar më pak pas 36 minutave lojë, atëherë kur Tabaku pas dy kartonave të verdhë pa në fytyrë të kuqin nga Enea Jorgji.

Kategoria e Parë/ Dinamo mund Korabin në 'Selman

Pjesa e dytë ka qenë me raste, teksa Dinamo ishte superiore. Në tre raste të pastra, Korabi kishte aleate edhe shtyllën. Duhej minuta e 75 e ndeshjes kur Redon Danaj do mposhtte portierin Qyrani.


Pas golit, miqtë protestuan për disa minuta, teksa pretendojnë për një pozicion jashtë loje, pasi sipas tyre Gjoni ka prekur topin që më pas përfundoi te Danaj. Rasti është i dyshimtë, me arbitrat që kanë akorduar golin.

kategoria e parë dinamo korabi