TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 20:27

Krizë e dyfishtë në ekipin e Superiores/ Flamurtari probleme edhe jashtë fushës, trajneri mund të largohet për trajtim jashtë Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Krizë e dyfishtë në ekipin e Superiores/ Flamurtari probleme edhe

Trajneri i Flamurtarit, Françesko Moriero, nuk ka qenë i pranishëm në pankinë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në drejtimin e skuadrës ka qenë Andi Ribaj, gjë që fillimisht nxiti aludime për një shkarkim të mundshëm të teknikut italian.

Megjithatë, sipas informacioneve të publikuara nga “Newsport.al”, mungesa e Morieros lidhet me probleme shëndetësore. Trajneri 56-vjeçar raportohet se vuan nga probleme me veshin e mesëm, të cilat i kanë shkaktuar edhe humbje të ekuilibrit.

Burimet bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që Moriero të udhëtojë jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, Flamurtari vijon të kalojë një periudhë të vështirë sportive. Skuadra vlonjate, aktualisht nën drejtimin e Ribajt, renditet në vendin e fundit të tabelës me 21 pikë. Në ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet të dielën, Flamurtari do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë.

françesko moreiro trajneri i flamurtarit

Lini një Përgjigje