TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 20:01

Sezoni drejt mbylljes për talentin shqiptar, e ardhmja e sulmit kuqezi i nënshtrohet operacionit

Shkruar nga Pamfleti

Sezoni drejt mbylljes për talentin shqiptar, e ardhmja e sulmit kuqezi i

Sulmuesi shqiptar Xhoi Nuredini i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju pas dëmtimit të rëndë që pësoi në mes të shkurtit. 18-vjeçari këputi ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL), një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave të lojës për pjesën e mbetur të sezonit.

Dëmtimi ndodhi më 14 shkurt gjatë ndeshjes mes Xhenoa U-20 dhe Milan U-20. Nuredini u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas 10 minutash lojë, duke ngritur menjëherë shqetësime për një dëmtim serioz në gju.

Një ditë më parë, vetë futbollisti publikoi në rrjetet sociale një fotografi nga spitali, duke konfirmuar se ndërhyrja kirurgjikale në gjurin e djathtë kishte përfunduar me sukses. Ai falënderoi ekipin mjekësor për trajtimin, si dhe klubin e Xhenoas për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Ndërhyrja shkoi mirë, mezi pres të kthehem në fushë”, shkroi sulmuesi i Shqipërisë U-19 në mesazhin e tij.

Dëmtimi vjen në një moment pozitiv për karrierën e Nuredinit. Në janar ai realizoi debutimin me ekipin e parë të Xhenoas në Serinë A, në ndeshjen ndaj Parmës. Pas këtij momenti, trajneri Daniele De Rosi e kishte përfshirë shpesh në stol si një alternativë për sulmin.

Ndërprerja e sezonit për shkak të dëmtimit e ndal përkohësisht zhvillimin e talentit shqiptar, i cili po kalonte një periudhë të rëndësishme në ekipin italian.

xhoi nuredini sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje